Kaka e thotë hapur, ky është favoriti për të fituar Botërorin e Katarit 2022



Ricardo Izecson dos Santos Leite, i njohur më mirë si Kaka, ka ndërruar këpucët e tij të futbollit me sportin e vrapimit përpara një maratonë në Berlin këtë fundjavë, por ai tashmë po shikon përtej kësaj në Kupën e Botës.Kaka është duke u përgaditur për këtë maraton veçmë tre vite do ta merr pjesë sëbashku me vëllain e tij Rodrigo.Ai foli për MARCA ekskluzivisht në Berlin përpara se maratona të zhvillohej të dielën në mëngjes.A është Neymar ende ylli i parë i Brazilit apo mendoni se Vinicius mund ta rivalizojë atë për atë fron?
LEXO ME SHUME:

Neymar do të jetë lideri i Brazilit në Katar 2022, por është shumë e rëndësishme që ai të ketë lojtarë si Vinicius në krah të tij. Në Botërorin 2018, Ney ishte protagonist absolut, por tani kemi Vini, Raphinha, Richarlison, Antony… që nuk janë premtime të reja, por lojtarë vërtet të mirë.Vinicius, për shembull, është një yll i Real Madridit dhe shënoi golin në finalen e fundit të Champions League. Kjo heq pak presion nga Neymar, gjë që është shumë e favorshme për interesat tona.LEXO ME SHUME:

Rodrygo është rritur në mënyrë eksponenciale si futbollist vitin e fundit, çfarë mendoni për të?Epo, ai është fenomenal. Është ende duke u diskutuar në Brazil nëse ai duhet të shkojë në Kupën e Botës por është e qartë se ai duhet të jetë në listë.Unë vetë shkova në Botëror kur isha 20 vjeç dhe ende luaja në brazil, ndërsa ai tashmë është një yll në Real Madrid. Është gjithashtu një përvojë që do të jetë shumë e mirë për rritjen e tij profesionale.Amerika e Jugut nuk ka fituar një Kupë Bote që nga Brazili në 2002, pjesë e së cilës ju ishit. A është Brazili favorit, kush e merr Botërorin këtë vit?LEXO ME SHUME:

Shpresoj që po, por futbolli evropian është shumë i mirë. Ne kemi edhe një handikap dhe ai është se me lindjen e Ligës së Kombeve të UEFA-s nuk mund të luajmë më miqësore kundër skuadrave të mëdha të Evropës dhe kjo na bën më pak konkurrues sepse në Amerikën e Jugut Brazili fiton pothuajse çdo ndeshje.Kjo e bën më të vështirë rritjen si kombëtare, megjithëse është e vërtetë që të dyja skuadrat po bëjnë shumë mirë në Kupën e Botës dhe kanë lojtarë të mrekullueshëm.Më pëlqen shumë kjo skuadër e Argjentinës, ata janë shumë të pjekur dhe kanë një trajner të madh. Me pak fjalë, Brazili dhe Argjentina kanë shanse të mëdha për të fituar këtë Botëror./24sport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *