FOTO/ Shorti i eliminatoreve të Europianit, ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria dhe kundërshtarët e mundshëm



Nuk ka më dyshime, pas ndeshjeve të mbrëmjes së djeshme të luajtura në Ligën e Kombeve, Shqipëria është pozicionuar në vazon e tretë, në shortin që do të hidhet për kualifikueset e Europianit të ardhshëm.

Humbja ndaj Izraelit, duket se vulosi përfundimisht fatet e kuqezinjve të Edi Rejës, të cilët ëndërronin një kapërcim në vazon e dytë, që do t’i rriste ndjeshëm shanset e Kombëtares shqiptare, për të tentuar një tjetër kualifikim në grupet e kampionatit Europian.

Së bashku me Shqipërinë në vazon e tretë ndodhen Armenia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Suedia, Islanda dhe Mali i Zi. Në vijim pritet të zbulohen edhe ndarjet e plota të vazove në prag të shortit të eliminatoreve të Europianit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *