



Drejtori sportiv i AC Milan, Paolo Maldini tha se çdo lojtar nga klubi i tij mund të shitet. Diçka që ‘Rosonerët’ nuk do donin të dëgjonin nga një njeri që ata e besojnë dhe që është legjenda e tyre.




Maldini gjithashtu pati momente të mira dhe të këqija në periudhën e tij të mëparshme në krye të AC Milan. Njëri prej tyre është Rafael Leao, i cili u rrit në yllin më të madh të ekipit, i cili fitoi Skudeton sezonin e kaluar pas një kohe të gjatë.




Nuk është sekret që një numër i madh janë të interesuar për shërbimet e tij, dhe një prej tyre është Chelsea. Deklarata e fundit e Maldinit nuk inkurajon tifozët ‘Rosoner’ me rastin e qëndrimit të Rafael Leaos edhe verën e ardhshme.




– Ne duam të mbajmë lojtarët tanë më të rëndësishëm, por në ditët e sotme të gjithë lojtarët mund të shiten, pranoi Maldini.Rafael Leao arriti në AC Milano në verën e vitit 2019 nga LOSC Lille dhe transferimi arriti në vlerën e 29.5 milion eurove. Portugezi në kontratë me milanezët ka një klauzolë shtijeje prej 150 milion euro. /gazetasport