Pas fitorës madhështore ndaj Tottenham, Xhaka del me një deklaratë ‘bombastike’



Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Jesus ishte i kënaqur duke shënuar në fitoren ndaj Tottenhamit.Gabriel shënoi në fitoren e sotme 3-1 në stadiumin Emirates.Ai tha: “Të jem i sinqertë është hera e dytë që shënoj në një derbi.

E para ishte për Brazilin kundër Argjentinës. Jam shumë i lumtur, dua të shënoj në çdo ndeshje dhe mënyra se si luajti skuadra nga minuta e parë tregoi se si donte të luante.“Ne e merituam fitoren, nuk e di sa shanse krijuam. Ndihem si në shtëpinë time për shkak të djemve, stafit, klubit dhe kjo më ka ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur këtu dhe jemi në një gjendje të garojmë për titullin.

Shoku i skuadrës dhe lojtari i ndeshjes Granit Xhaka gjithashtu tha: “Nuk kishim shumë javë për t’u përgatitur për shkak të pushimit ndërkombëtar, por bëmë dje në stërvitje dhe ishim gati.“Që nga sekonda e parë mendoj se ishim skuadra më e mirë. Pasi pranuam golin kishim ca vështirësi pak, por në pjesën e dytë ishim shumë më të mirë dhe jam shumë i lumtur që shënova dhe ndihmova skuadrën të fitojë.Goli im i parë në derbi në Angli. Jam më se i lumtur të ndihmoj ekipin. Ekipi është gjëja më e rëndësishme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *