Shënoi golin e parë për Chelsea, Potter habit të gjithë me deklaratën për Shqiptarin



Chelsea ka marrë fitoren e radhës në Ligën Premier, teksa ka mposhtur Wolverhamton Wanderers me rezultat të pastër 3-0.Një ndeshje që do të mbahet gjithmonë në mendjen e sulmuesit shqiptar Armando Broja, pasi talenti ynë ka shënuar golin e parë me fanellën e londinezëve.

Broja u fut në lojë nga banka rezervë dhe realizoi gol të bukur në minutën e fundit duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj sfide.Londinezët besojnë shumë tek reprezentuesi shqiptar dhe javë më parë i vazhduan edhe kontratën deri në verën e vitit 2027.Por fjalë të mëdha për sulmuesin ka folur edhe trajneri i Chelseat, Graham Potter.

Anglezi ka thënë pas ndeshjes se Broja ka punuar shumë dhe është treguar i duruar duke pritur rastin e tij, derisa është i lumtur që shënoi gol.“Broja erdhi nga stoli dhe punoi shumë për skuadrën. Atij i është dashur të tregohet i duruar, por ai ka bërë një punë të madhe në stërvitje, ka punuar mirë dhe është kënaqësi që shënoi gol”, ka thënë Potter pas ndeshjes.

Për reprezentuesin shqiptar ky ishte goli i parë me fanellën e Chelseat në Ligën Premier, teksa ai ka filluar të fitoj besimin e trajnerit Potter dhe në ndeshjet e ardhshme pritet të ketë minuta edhe më të mëdha. /Telegrafi/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *