E PABESUESHME : Mbappe largohet nga PSG , lojtari tregon arsyjen !!



Skandal i madh mediatik në PSG: Tani është e qartë pse Mbappe dëshiron të largohet.Në periudhën e kaluar, skuadra e PSG-së nuk ka arritur të dalë nga mediat dhe arsyeja kryesore është Kylian Mbappe. Pak ditë më parë u bë e ditur se Mbappe dëshiron të largohet nga Parisi për shkak të premtimeve të pambajtura nga kontrata e nënshkruar para fillimit të sezonit.

Tashmë media investigative franceze “Mediaprt” arriti në zbulimin se PSG punësoi një agjenci për të krijuar një sërë profilesh false në Twitter, përmes të cilave do të diktonte opinionin e klubit në publik. Por në të njëjtën kohë, profilet kanë vënë në shënjestër edhe disa futbollistë.

Një nga ata futbollistë ishte Mbappe që kur e mori vesh nuk e pranoi mirë. Gazetari Philippe Sanfourchet i RTL raportoi se Mbappe ndihej i tradhtuar nga klubi i tij sepse donin të lëndonin personalitetin e tij.Së shpejti të njëjtën histori e ka përcjellë edhe “L’Equip”, e cila ka shtuar edhe një deklaratë nga një burim anonim nga klubi i cili pretendon se Mbappe ka kohë që tregon se nuk është i lumtur.

“Në fillim vinte në kamp duke buzëqeshur dhe duke i përshëndetur të gjithë me batuta, por një ditë erdhi pa thënë asnjë fjalë, mezi përshëndeti njeri. Ai ka qenë i tillë që atëherë, kjo ndodhi diku në fillim të sezonit”, tha burimi.Kujtojmë se Mbappe ka vazhduar kontratën për një pagë prej 50 milionë euro në sezon dhe përveç kësaj ka marrë një bonus prej 100 milionë eurosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *