Lajm i keq për Ancelottin përpara El Clasico



Lajm i keq për Ancelottin përpara El Clasico.Edhe portieri belg Thibaut Courtois ka munguar në stërvitjen e sotme të Real Madridit, ndaj është në pikëpyetje të madhe për “El Clasicon” të së dielës, raportojnë mediat spanjolle.

Portieri standard i klubit nga Madridi humbi katër ndeshjet e mëparshme për shkak të problemeve në qafë, në vend të tij në port ishte ukrainasi Andrey Lunin.Carlo Ancelotti shpreson që një nga portierët më të mirë të jetë gati për ndeshjen me Barcelonën, por koha po ikën. Courtois duhet të rikthehet nesër me ekipin, por sa i gatshëm do të jetë për të dielën mbetet për t’u parë.

Ekziston mundësia që heroi i Realit nga finalja e Champions League të sezonit të kaluar të performojë nën injeksione. Ndeshja mes Real Madridit dhe Barcelonës luhet të dielën në orën 16:15. /gazetasport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *