E PABESUESHME : “Fenomeni” Ronaldo tregon lojtarin vendimtar në El Clasico



Real Madridi do të përballet nesër (e diel) me Barcelonën në një prej El Clasicove më të shumëpritura në vitet e fundit.Los Blancos kishin sunduar në vitet e fundit deri në fund të sezonit të kaluar kur Barcelona shkatërroi ata 4-0 në Santiago Bernabeu 4-0. Gjatë verës, Blaugranët gjithashtu u vunë në veprim të një rindërtimi të plotë dhe rekrutuan disa yje të rinj.

Deri tek kjo El Clasico, të dy skuadrat janë të barabarta me pikë në krye të La Ligas, pasi secila ka fituar shtatë ndeshje dhe ka barazuar një. Mysafirët kryesojnë tabelën me gol-dallim.Duke folur në premierën e dokumentarit të tij të ri “Fenomeni: ngritja, rënia dhe shpengimi”, Ronaldo Nazario ka treguar për gazetën Sport se pret që një lojtar të ‘mbajë’ çelësat e ndeshjes.

“Unë guxoj të them se lojtari më i rëndësishëm i ndeshjes do të jetë Benzema dhe ai do ta festojë atë vetëm disa ditë më vonë me Topin e Artë”.“Mendoj se Real Madridi, duke luajtur në shtëpi ka një avantazh, por të dy skuadrat po luajnë futboll shumë, shumë të mirë”, ka thënë Ronaldo.

Deri më tani, francezi nuk ka arritur majat e sezonit të kaluar, pasi ai po lufton me formën dhe lëndimet e tij. Megjithatë, Real Madridi duket krejtësisht ndryshe me dhe pa francezin dhe duke pasur parasysh betejat e fundit të Barcelonës në mbrojtje, pa dyshim që Benzema do të presë një natë të frytshme.Në anën tjetër të fushës, Los Blancos pritet të jetë pa portierin Thibaut Courtois, i cili mungoi në stërvitje sot (e shtunë). /shkruan/Telegrafi/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *