LAJMI I FUNDIT : Milan-Leao , mësohet fati i futbollistit



Milan shfrytëzoi mbrëmjen gala të ‘Gran Gala Del Calcio’ për të negociuar rinovimin me Leao.Rafael Leao është prioritet për Milanin.Skuadra e Milan e sheh si çështje thelbësore rinovimin e kontratës me yllin portugez, Rafael Leao.

23-vjeçari, i shpallur si lojtari më i mirë në Serie A, u rendit mbrëmë në pozitën e 14. Ai mori vlerësime të mëdha edhe në ‘Gran Gala Del Calcio’. Pas ceremonisë së fundit, drejtorët e Milan shfrytëzuan mundësinë për të takuar babanë e tij për të diskutuar një rinovim të mundshëm.

“Suksesi i tij vjen edhe si punë e stafit dhe trajnerit të tij, të cilët e ndihmuan lojtarin të rritet”, ka thënë Massara për ‘Sky Sport Italia’, para fillimit të ‘Gran Gala Del Calcio’, mbrëmje gala që mbahet për të ndarë çmimet për më të mirët në Serie A, përcjell lajmi.

“Ne jemi të lumtur të kemi një staf të nivelit të lartë. Ne kemi besimin dhe duam të gjejmë një marrëveshje kështu që të mund të vazhdojmë për një kohë më të gjatë me Leao”, shtoi drejtori i Milan.“Babai i tij është këtu sonte, kështu që ne do të flasim për këtë gjatë darkës”, tha mes tjerash ai.Leao ka kontratë me Milanin vetëm deri në qershor të vitit 2024. Negociatat kanë ngecur pas mosmarrëveshjeve për pagën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *