Supriza e Ditës : Simeone largohet nga Atletico , merr drejtimin e klubi të njohur



Nisur nga informacionet që arritën dje nga Italia, cikli i Diego Simeone në Atlético Madrid po i vjen fundi.Lajmi nga Italia është se drejtuesit e Atlético Madrid i kanë dhënë leje Simeones për të kërkuar një ambient të ri pas rezultateve të dobëta. Strategu argjentinas i çoi “jorganxhitë” në majat e futbollit europian, nën drejtimin e tij luajtën në dy finale në Champions League, fituan Europa League dhe La Liga.

Simeone ka kontratë deri në vitin 2024 dhe është një nga trajnerët më të paguar në botë. Megjithatë, ekziston edhe një klauzolë për ndërprerjen e kontratës nëse nuk ka kualifikim në Champions League. Një gjë e tillë ishte afër sezonin e kaluar, por Atlético gjithsesi përfundoi në top 4.

Strategu argjentinas mund të vazhdojë karrierën te Interi, ku prej disa kohësh janë në kërkim të drejtuesve të rinj. Interi kishte kontakte edhe më parë me Simeonen, por për shkak të pagës së tij të lartë, marrëveshja nuk ishte e mundur. Nëse me të vërtetë do të ketë një ndryshim në menaxhim së shpejti, Simeone atëherë mund të jetë një opsion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *