Reali me një plan.A po hapet dera për një përforcim të madh te Real Madridi?



Dy futbollistëve brazilianë Rodrigo Goes dhe Eder Militão u është dhënë shtetësia e dyfishtë, e cila do t’i lejojë Real Madridit të nënshkruajë kontrata me lojtarë të rinj që vijnë nga jashtë Bashkimit Evropian.Real Madridi liroi tre vende për lojtarë jashtë BE-së, kështu që tani “mbretërit” i kanë hapur derën përforcimeve të reja dhe njëri prej tyre duhet të jetë ylli i Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Përfaqësuesi anglez është dëshira më e madhe e trajnerit Carlo Ancelotti dhe drejtuesit të parë, Florentino Perez, edhe pse do të kenë konkurrencë nga Liverpool dhe Chelsea.Bellingham është kërkuar nga Mbretërit që nga viti 2019 kur ai luajti në Birmingham, por një vit më vonë ai u transferua në Dortmund për 25 milionë euro dhe tani gjigantët gjermanë mund ta shesin atë për katër fishë më shumë. /gazetasport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *