LAJMI I FUNDIT : Adama Traore ne Janar në Serie A, mesohet ekipi i ri i papritur



Lajm i bujshëm nga Italia, Adama Traore transferohet në Serie A.Sulmuesi spanjoll, Adama Traore është rikthyer te Wolves pas huazimit te Barcelona.Blaugranët nuk aktivizuan opsionin e blerjes dhe Traore është rikthyer në Molineux Stadium.Por Traore nuk do të qëndrojë për shumë gjatë te Wolves, pasiqë sipas raportimeve të fundit karrierën do ta vazhdojë në Itali.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm të bujshëm duke shkruar se Traore mund të transferohet te Roma ose Juventusi.Jorge Mendes, menaxheri i Traore, ka marrëdhënie shumë të mira me Juventus-in dhe Roma-n dhe mund të jetë një aleat i madh për ta mbyllur me sukses operacionin.Nga njëra anë mundësia për të marrë Traore mund t’i lejojë verdhekuqtë të ndahen me më shumë lehtësi nga Zaniolo, duke favorizuar kështu Juventus-in.

Nga ana tjetër, megjithatë, transferimi te bardhezinjtë i ish-lojtarit të Barçës do ta lejonte Mourinho-n ta mbante yllin italian dhe të ketë një sulm ëndrrash.Domethënë, një nga menaxherët më të rëndësishëm në botë mund të luajë një rol vendimtar në të ardhmen e Zaniolo


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *