Chelsea dhe Barcelona në garë për yllin e madh, Armando Broja do të përfshihet në super operacionin e merkatos



Sipas “El Mundo Deportivos”, Barcelona do t’i bashkohet Chelsea-t në garën për “yllin” e talentuar portugez të Milanit, Rafael Leao.23-vjeçari, më i miri i Serisë A sezonin e kaluar, vazhdon të spikatë me “Djallin”, ku ka formuar një dyshe mjaft efikase në krahun e majtë me Theo Hernandez.
LEXO ME SHUME:

Të dy këta lojtarë janë pa dyshim më të rëndësishmit për skuadrën e Stefano Piolit, që sërish kërkon të ketë më shumë forca në fazën sulmuese.Sipas medieve italiane, drejtuesit e klubit kuqezi nuk duan të gjenden të papërgatitur nga një largim i mundshëm i portugezit, ndaj janë shumë të interesuar për Armando Brojën dhe Ziyech të Chelsea-t.LEXO ME SHUME:

Transferimi i sulmuesit shqiptar në Milano duket më i mundshëm, pasi kuqezinjtë janë të prirur të gjejnë një marrëveshje në formën e huazimit.Prej kohësh emri i Brojës po lidhet me Milanin si nga mediet anlgeze ashtu edhe ato italiane, madje ka pasur dhe një takim mes Maldinit dhe përfaqësuesve të Chelsea disa ditë më parë ku është diskutuar për shqiptarin. /daily-albania


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *