E PABESUESHME: Gjermanëve iu futet frika në palcë, ka një skenar të thjeshtë që nesër të eliminohen



Humbja tronditëse e Gjermanisë ndaj Japonisë përbën një kërcënim serioz për skuadrën e Hansi Flick, e cila duhet të luajë një ndeshje cilësore kundër Spanjës.Ndryshe, gjermanët mund të eliminohen nesër nga Kupa e Botës dhe të jenë surpriza më e pakëndshme e Botërorit aktual.
LEXO ME SHUME:

Skuadra e cila herën e fundit ishte kampione e botës në vitin 2014 përballet nesër me një tjetër ish-kampion bote dhe tifozët janë të frikësuar për formën e shkëlqyer të spanjollëve që shënuan shtatë gola në rrjetën e Kosta Rikës.Gjermania duhet të fitojë të paktën një pikë për të qëndruar në 1/16, përndryshe skenari i eliminimit është real. Nëse gjermanët humbasin ndaj Spanjës, Japonisë do t’i duhet vetëm një pikë ndaj Kosta Rikës për të siguruar vendin e tyre në fazën e 16-të.LEXO ME SHUME:

Humbja ndaj Spanjës dhe fitorja e Kosta Rikës ndaj Japonisë i lënë gjermanët në lojë, por ata do të duhet të bëjnë tifo për Spanjën kundër Japonisë dhe të kenë gola-diferencën më të mirë krahasuar me Japoninë dhe Kosta Rikën.Në një situatë nëse Gjermania merr një pikë dhe Japonia fiton, vendimi mbetet për turin e fundit, por atëherë mund të shpresojë vetëm për një vend në turin tjetër me fitoren e Japonisë ndaj Spanjës dhe triumfin e saj të lartë ndaj Kosta Rikës. Nëse dy takimet në grup përfundojnë pa fitues, atëherë Spanja dhe Japonia do të sigurojnë një vend në 1/16 me barazim dhe nëse Spanja apo Japonia fitojnë në xhiron e fundit, Gjermania do të duhet të ketë një golavalencë më të mirë se ekipi i mundur.LEXO ME SHUME:

Fitorja ndaj Spanjës do të thotë që gjermanët me triumfin ndaj Kosta Rikës në xhiron e fundit do të jenë afër 1/16-tës. Përjashtim bën skenari në të cilin Japonia mposht Kosta Rikën dhe më pas humbet nga Spanja, me ç’rast tri skuadrat do të kenë të njëjtin numër pikësh dhe vendimi do të vendoset me golavalencë.Është e qartë se gjermanët fillimisht do të bëjnë tifo për Kosta Rikën dhe më pas nuk duhet ta lejojnë veten të humbasin në derbin europian me Spanjën. /gazetasport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *