Ronaldo mungoi në treningun e Portugalisë për të realizuar nënshkrimin…



Gazeta angleze Sun raporton sonte se Cristiano Ronaldo ka munguar në stërvitjen e sotme të kombëtares portugeze në Katar, në mënyrë që të jetë dakord për detajet përfundimtare të kontratës që duhet të nënshkruajë me skuadrën e Al-Nasr.
LEXO ME SHUME:

Sipas njoftimeve, Ronaldo ka pranuar të luajë në fanellën e skuadrës nga Arabia Saudite për shumën prej 173 milionë funte në vit. Do të ishte deri tani marrëveshja më e shtrenjtë në historinë e futbollit.LEXO ME SHUME:

Marka spanjolle njoftoi mëngjesin e sotëm se Ronaldo do t’i bashkohet Al-Nasr në janar të vitit 2023, pra në vetëm një muaj. Portugezi u bë lojtar i lirë pasi Manchester United vendosi t’i ndërpresë kontratën një javë më parë. /gazetasport


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *