Po shkëlqen në Botëror: Portjeri i Kroacis Dominik Livakovic transferohet tek gjigandi i Serie A



Lajm i bujshëm nga Italia, Dominik Livakovic transferohet në Serie A.Kroacia mbrëmë arriti të kualifikohet në gjysmëfinale duke e mposhtur Brazilin pas ekzekutimit të penalltive.Heroi i Kroatëve ishte, portieri Dominik Livakovic, i cili bëri 11 pritje gjatë lojës së rregullt dhe në fund u përkujdes që ta stopojë penalltinë e Rodrygos.
LEXO ME SHUME:

Livakovic ishte gjithashtu heroi i Kroacisë edhe ndaj Japonisë, ku priti tre penallti dhe me paraqitjet e tij ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Dominik Livakovic verën e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të transferohet në Serie A.LEXO ME SHUME:

Sipas Calcio Mercato, Juventus dhe Inter janë dy gjigantët italian që do të garojnë për shërbimet e kroatit.Wojciech Szczesny, do të largohet nga Zonja e Vjetër në fund të sezonit dhe Biankonerët e kanë piketuar portierin kroat si pasardhësin ideal.LEXO ME SHUME:

Inter nga ana tjetër e ka piketuar portierin kroat si pasardhësin ideal të Onanas, i cili pritet të transferohet te Manchester United.Livakovic ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në vitin 2024 dhe për shërbimet e tij gjigantët italian do të duhet të shpenzojnë më së paku 30 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *