SUPRIZE : Edhe një lojtar kyç është afer të largohet nga Real Madridi



Mesfushori gjerman dëshiron ta lërë futbollin profesionist në nivelin më të lartë.Real Madridi, i cili debuton nesër në Kupën e Mbretit, është fokusuar tek e tashmja, por pa u ndalur në të ardhmen, ku shfaqet misteri i Toni Kroos.
LEXO ME SHUME:

Mesfushori madrilen nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për rinovimin e tij, diçka që po i bën të paduruar të gjithë tifozët e Real Madridit, të cilët duan ta shohin atë të zgjasë karrierën edhe për të paktën një vit.Drejtuesit sportiv të Real Madridit duan të fillojnë të sqarojnë gjërat, megjithëse tashmë ia kanë bërë të qartë gjermanit se klubi madrilen do të respektojë vendimin e tij, çfarëdo që ai të vendosë.
LEXO ME SHUME:

“Toni Kroos dëshiron të pensionohet në një nivel të lartë. Ai ka refuzuar oferta të panumërta nga MLS, Katari, Arabia Saudite dhe klube të tjera evropiane me shumë më tepër para. Ai gjithashtu nuk dëshiron të rrezikojë të bjerë një shkallë më poshtë në Real Madrid, kështu që të pensionohet është një opsion i shkëlqyeshëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *