Shkëmbim spektakolar: Theo rikthehet në Madrid, ndërsa dyshja e Realit te Milani



Shkëmbim spektakolar, Theo Hernandez largohet nga Milani.Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez është njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë për momentin.Që nga transferimi i tij në San Siro, Theo ka gjetur formën e duhur dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.
LEXO ME SHUME:

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Real Madrid synon transferimin e Theos, pasiqë francezi pëlqehet shumë nga Carlo Ancelotti.Sipas Calcio Mercato, Los Blancos kanë gati madje edhe ofertën tunduese për Milanin.Perez është i gatshëm tia ofrojë Milanit dyshen Diaz-Mendy në këmbim të Theo Hernandez.LEXO ME SHUME:

Diaz po shkëlqen te Milani këtë sezon duke realizuar 4 gola dhe 2 asistime, ndërsa Mendy do të ishte zëvendësuesi ideal i Theos.Rosonerët janë të hapur për këtë shkëmbim vetëm në rast se Theo kërkon largimin dhe nëse Reali ofron edhe 20 milionë euro përveç dyshes Diaz-Mendy.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *