



Mbrojtësi brazilian Dani Alves është arrestuar nga policia në Barcelonë nën dyshimin për sulm seksual.Ish-mbrojtësi i Barcelonës, 39 vjeç, dyshohet se ka sulmuar një grua duke e prekur në mënyrë të papërshtatshme në një klub nate në Barcelonë në dhjetor.
LEXO ME SHUME:




Alves, i cili ka mohuar akuzat, është dërguar në paraburgim dhe do të merret në pyetje.
Alves ka luajtur 408 herë për Barcelonën në dy periudha dhe ishte gjithashtu pjesë e skuadrës së Brazilit për Kupën e Botës 2022.LEXO ME SHUME:




Mbrojtësi aktualisht luan për Pumas UNAM në Meksikë.Policia lokale Mossos d’Esquadra konfirmoi detajet për agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP.