



E mbani mend herën e fundit kur keni pastruar hekurin e rrobave? Nuk është nevoja të mendoheni gjatë pasi me siguri as që e keni bërë kurrë diçka të tillë ndonëse hekurosni pafund rroba gjatë gjithë vitit.Mungesa e solucionit anti-kalkare, përdorimi i hekurit mbi materiale të papështatshme si për shembull veshjet me printe apo në rastin më të keq, lënia e hekurit në zjarr bëjnë që në sipërfaqen e poshtme të tij të krijohet smërç dhe shenja djegieje.
LEXO ME SHUME:




Tashmë nuk do të keni më probleme të kësaj natyre pasi ne ju prezantojme me mënyrën më efektive dhe të shpejtë për të pastruar hekurin e rrobave.Përbërësit: sodë buke, uthull molle, pasë dhëmbësh dhe një sfungjer i ashpër.LEXO ME SHUME:




Shtoni pak pastë dhëmbësh në një enë qelqi, masën kontrollojeni me sy, si dhe shtoni dy lugë çaji me sodë buke. Shtoni uthullën e mollës dhe përzieni përbërësit derisa të krijohet një masë homogjene.Vendosni hekurin në prizë duke e graduar në temperaturë mesatare. Pasi të jetë ngrohur mjaftueshëm sa të mos ju djegë, bëjeni sfungjerin me pastë dhe fërkojeni.LEXO ME SHUME:




Për një rezultat më të mirë, fërkojeni edhe 5 minuta të tjerë me sfungjer e uthull molle. Në fund pastrojeni me leckë të thatë, do habiteni nga rezultati.
Leave a Reply