



Te Manchester Unitedi është ngjallur frika rreth një lëndimi serioz për sulmuesin Marcus Rashford, përpara finales së Carabao Cup kundër Newcastle United të dielën.
RECETA E PLOTE:




United të enjten mbrëma erdhi nga disavantazhi për të mposhtur Barcelonën dhe për të siguruar kalimin në fazën e 1/8-tës në Ligën e Evropës. Golat nga Fred dhe zëvendësuesi Anthony anuluan penalltinë e shënuar nga Robert Lewandowski në pjesën e parë për t’i siguruar Unitedin fitoren 2-1.RECETA E PLOTE:




Rashford nuk ishte në gjendje të shënonte para se të detyrohej të largohej dy minuta nga fundi i kohës së rregullt, pasi disa minuta më parë u përplas me mbrojtësin e Barçës, Ronald Araujo. Më pas, sulmuesi anglez mori trajtim për disa minuta.RECETA E PLOTE:




25-vjeçari u përpoq të vazhdonte përpara se menaxheri Erik ten Hag ta zëvendësonte atë me Scott McTominay.Pas ndeshjes, Rashford postoi në Instagram një fotografi duke sugjeruar një lëndim, i cili mund ta lë jashtë fushe për disa ditë.