



Sergi Roberto nuk do të largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni.“Mundo Deportivo” ka raportuar të premten se Roberto ka arritur marrëveshje për kontratën e re me Barcelonën dhe zyrtarizimi do të bëhet javën tjetër.
LEXO ME SHUME:




Me kontratën e re, 31-vjeçari do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2024, si dhe do ta ketë opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Kontrata aktuale i skadonte Robertos në verë, por trajneri Xavi Hernandez ka kërkuar ta mbajë në skuadër mbrojtësin.LEXO ME SHUME:




Roberto është produkt i akademisë së Barcelonës dhe është pjesë e ekipit të parë prej vitit 2013. Në 21 ndeshje të luajtura këtë sezon, Roberto ka shënuar 3 gola dhe ka bërë po aq asistime.
Leave a Reply