Mund te perdorni 1 nga keto 3 metoda per te larguar nje here e mire njollat e verdha te djerses nga bluza apo kemisha


Njollat e verdha të djersës në këmishat dhe bluzat e bardha janë skenari më i zakonshëm që ju kanë zënë e do të vazhdojnë t’ ju zënë sytë këtë verë.Sigurisht që nuk janë aspak të këndshme për t’u parë, por nuk keni ç’të bëni, sidomos nëse përdorni mjetet e transportit publik. E vetmja gjë që keni në dorën tuaj është t’i mirëmbani dhe t’i pastroni.
LEXO ME SHUME:

Për këtë arsye Living sjell për ju tre truke të thjeshta që do të heqin njollat e verdha menjëherë. Nuk ju duhet të vraponi për në supermarketin e lagjes për të blerë detergjentin zbardhues më të shtrenjtë pasi të gjithë përbërësit i keni në shtëpi.LEXO ME SHUME:

1.Pluhur larës, limona dhe kripë:Një ndër truket më të mira për të hequr njollat e verdha të djersës rreth qafës dhe sqetullave është duke përzier 2 litra ujë me lëngun e 1 limoni. Pasi ta vini të ziejë, shtoni në të detergjent larës dhe një lugë gjelle kripë. Shtoni veshjet tuaja në enën me ujë dhe lërini aty për 40 minuta. Në fund shpëlajini dhe nxirreni të thahen.LEXO ME SHUME:

2.Qumësht i ftohtë:Qumështi i ftohtë njihet për aftësinë e tij pastruese kur bëhet fjalë për njollat e yndyrës mbi veshjet e mëshinit, por kjo nuk e kufizon vetëm në këtë gjë. Ju mund ta përdorni gjithashtu edhe për pastrimin e njollave të verdha të djersës.Lajini këmishat, fustanet dhe veshjet e tjera si zakonisht. Ndërsa në larjen e fundit mos përdorni detergjent, por shtoni qumësht të ftohtë në zonat ku keni vënë re njolla. Lërini në ujë të vakët për rreth 30 minuta dhe në fund shpëlajini.LEXO ME SHUME:

3.Uthull e bardhë rrushi:Uthulla e bardhë e rrushit jo vetëm që heq njollat më të vështira, por shërben po ashtu si zbutës natyral për veshjet tuaja.Ajo që duhet të bëni është të shtoni uthullën e bardhë e rrushit mbi njollat e djersës dhe ta lini të veprojë për 5 minuta. Më pas procedoni me larjen e tyre e zakonshme. Do të habiteni nga rezultati dhe nuk do të keni nevojë të përdorni zbutës.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *