Sipas mjekes se njohur Albana Daka, mungesa e vitamines D shfaq keto shenja te cilat lidhen


Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e Shëndetit” ka folur për vitaminën D. Ajo ka shpjeguar pse është kaq e rëndësishme për trupin e njeriut. Daka ka treguar edhe rrisqet që krijon mungesa e vitaminës D për sëmundje të ndryshme.“Vitamina D është e rëndësishme sepse merr pjesë në mirëmbajtjen e disa sistemeve. Derisa disa dekada më parë, vitamina D njihej thjesht si vitamina kryesore për të patur kocka të forta.
LEXO ME SHUME:

Pikërisht njihej vetëm për këtë, thuhej që fëmijët që nuk merrnin që nga lindja sasinë e duhur fillonin shenjat e rakitizmit, që vinte dekada më parë nga kequshqyerja e nënës në zonat rurale me anë ekonomike thellësisht të ulët.Vitamina D është elementi kryesor që merr pjesë në metabolizmin e kalciumit që është nga elementët kryesor të kockës dhe të fosforit.LEXO ME SHUME:

Thuhet që një person me nivele optimale të vitaminës D ka rrisqe më pak për t’u sëm urur nga sëm undjet kardiovaskulare, nga hipertensioni, diabeti, rritja e niveleve të yndyrës.Pra, vitamina D merr pjesë në mirëmbajtjen e shëndetit të organeve dhe të sistemeve në organizëm. Ne nga ana tjetër dimë se rreth 80-85% e vitaminës D e marrim në formën ndërmjet diellit dhe rreth 10-20% vjen nga regjimi ushqimor”, u shpreh ajo.LEXO ME SHUME:

Më tej, mjekja zbuloi se si mund ta kuptoj një person se ka mungesë të vitaminës D në trupin e tij.“Shenjat janë pak komplekse, pasi ngatërrohen gjithmonë edhe me praninë e anemisë apo me probl emat ika të tjera të organizmit.Fillimisht një person i tillë ka lodhje të muskujve, ka dhimbje të kyçeve dhe të kockave të gjata, i themi ne, pra të gjymtyrëve të gjatë, të parakrahut, të kërcirit.LEXO ME SHUME:

Ka lodhje kronike, ka një përqendrim jo shumë të mirë mendor. Pra, të gjitha këto janë disa nga shenjat që na tregojnë se kemi vitamin D të ulët, por mund të jenë në rastin edhe të pranisë së ane misë.Por për të dyja rastet është i pranishëm kontroll vjetor për të kuptuar se në ç’nivele e kemi vitaminën D. një herë në vit është mëse i mjaftueshëm, është i rëndësishëm ai i vjeshtës, për ti paraprirë dimrit se ulet sasia e diellit”, tha Daka.



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *