



Organika e Manchester City është nga më të kompletuarat në Europë teksa trajneri Pep Guardiola ka luksin të ulë në stol emra prestigjiozë, teksa në mesin e tyre gjendet edhe një Kampion Bote si Julian Alvarez.Kjo situatë te The Citizens duket se po e mërzit argjentinasin që pretendon më shumë besim nga trajneri Guardiola ndërsa sipas TycSports, në këtë situatë po mendon të përfitojë Barcelona.
LEXO ME SHUME:




Katalanasit janë të interesuar për shërbimet Alvarez, por vetëm me anë të formulës së huazimit.Në fakt, nuk është hera e parë që blaugranat interesohen për Alvarez pasi edhe në kohën kur sulmuesi aktivizohej në radhët e Boca Juniors, Barça kërkoi informacion për argjentinasin.LEXO ME SHUME:




Megjithatë, tashmë mund të jetë momenti i duhur për palët që të bashkohen teksa Barcelona nga ana tjetër është në kërkim të një zëvendësuesi për Robert Lewandoëskin duke parë moshën e polakut.
Leave a Reply