Ibra më në fund flet për Leao , habit fansat me fjalët


Pas 280 ditësh jashtë fushave të lojës, Zlatan Ibrahimoviç rikthehet i gatshëm për Milanin teksa trajneri Stefano Pioli e aktivizoi në minutën e 73-të të sfidës në kampionat ndaj Atalantës, ku kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 2-0.
LEXO ME SHUME:

Për 41-vjeçarin ishte një gëzim i madh teksa pas sfidës u shpreh se i mungonte shumë atmosfera në San Siro ndërsa theksoi se për atë ishte një vit shumë i vështirë.“Më mungonte shumë San Siro, tifozët më japin shumë forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e tyre do të ishte shumë e vështirë, por me rëndësi që tani ndjehem mirë. U bë një vit e dy muaj që nuk ndihem si në këtë ndeshje dhe tani jam i lumtur që rikthehem. Ndjehem i lirë dhe ndjehesha i lirë në veprime.LEXO ME SHUME:

Në muajt e fundit jam ndjerë shumë në vështirësi, doja të nidhmoja me çdo kusht, por nuk mundesha. Jam munduar të ndihmoj në shumë aspekte, nuk kam vuajtur asnjëherë kaq shumë.Tani unë mendoj se jam i gatshëm të luaj për gjithë ndeshjen dhe jo vetëm për pesë minuta. Kush mendon që do të luaj pak, atëherë le të shkojë në shtëpi. Leao? Kam ulur rrogën që një pjesë e parave të shkojnë për të”, u shpreh Ibra.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *