E PAPRITUR : Votoi Messin dhe Jo Benzeman , lojtari madrilen tregon arsyen


Në Paris u organizua të hënën në mbrëmje ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të shtatë të “The Best FIFA Football Awards”.Për “Lojtarin më të mirë” garuan Karim Benzema, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.Fitues u shpall kapiteni i Argjentinës, i cili udhëhoqi kombëtaren latine drejt fitimit të Botërorit të Katarit, suksesi i vetëm i rëndësishëm që i mungonte në karrierë.
LEXO ME SHUME:

David Alaba pati të drejtë vote si kapiteni i kombëtares austriake. Mbrojtësi i Real Madrid zgjodhi “pleshtin” përpara Benzema, shokun e tij të skuadrës te “Los Blancos”.Veprimi i 30-vjeçarit ka zemëruar keq tifozët e kampionëve të Spanjës dhe Europës. Këta të fundit kanë shpërthyer në komente kundër lojtarit austriak.LEXO ME SHUME:

Shumë tifozë të Realit kërkojnë largimin e Alaba nga skuadra e tyre e zemrës pas kësaj “tradhtie”. Në rrjet është përhapur shumë hashtagu “AlabaJashtë”.Mbi 7 mijë komente janë bërë në postimin e fundit të lojtarit në Instagram, aty ku tifozët e Realit kanë shfryrë gjithë zemërimin e tyre për preferencën e Alaba kundrejt Messit dhe jo kapitenit francez.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *