



Khvicha Kvaratskhelia po luan sezonin e parë me Napolin, edhe pse kur e sheh në fushë duket sikur ka vite që është pjesë e skuadrës italiane. 22-vjeçari gjeorgjian po zhvillon paraqitje fenomenale.Pak kohë i kanë mjaftuar të kthehet në një idhull në “Diego Maradona”. Kvara po jep një kontribut fantastik në fitimin e titullit kampion, që Napolit i mungon prej vitit 1990.
LEXO ME SHUME:




Skuadra e Luciano Spallettit po dominon Serie A. Distanca me ndjekësit është 18 pikë, fitimi i Serie A është formalitet, ndërkohë që Napoli po bën shumë mirë edhe në Champions League.Kvara numëron 12 gola dhe 15 asiste. Presidenti De Laurentiis është i lumtur me performancën e tij dhe është gati ta “blindojë” me një kontratë të re.LEXO ME SHUME:




GDS shkruan se sulmuesin e majtë e pret rinovimi deri në verën e vitit 2028, një vit më tepër se kontrata aktuale.Ndërkohë, paga e tij sezonale, aktualisht 2.5 milionë euro, do të dyfishohet. Kvara do të përfitojë 5 milionë euro në sezon nga kontrata e re që po përgatit presidenca e Napolit.
Leave a Reply