Keto jane 6 lulet qe nuk duhet te mungojne ne shtepine tuaj, secila ka rolin e saj te vecante


Një investim shumë i mirë, për shëndetin tuaj mendor gjithashtu edhe fizik, për më tepër edhe estetik, janë vazot e ndryshme me lule për shtëpinë tuaj.Por a i njihni mirë lulet që keni në shtëpi?A e dini se secila prej tyre luan një rol të veçantë si dhe ka një funksion mjaft domethënës për ambjentin në të cilën ndodhet?Po nësë ju them se ka disa lloje të caktuara lulesh, që ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit, apo në heqjen e dhimbjes së kokës?
LEXO ME SHUME:

Nëse keni menduar të blini një vazo të re me lule për shtëpinë tuaj, apo për ta bërë atë dhuratë, atëherë këto janë disa nga lulet më efikase që nuk duhet t’i humbisni.1.Aloe Vera;Xheli që gjendet në këtë bimë vjen i kompletuar me një larmi karakteristikash shëruese, nga qetësimi dhe kurimi i dj egjeve në lëkurë, e deri në detoksikimin e trupit. Aloe Vera gjithashtu mund të filtrojë ajrin nga kimikatet që lëshohen nga produktet e pastrimit, me ndihmën e saj ju mund ta mbani shtëpinë tuaj të freskët dhe të bukur.LEXO ME SHUME:

2. Dredhkat angleze;Kjo lule u cilësua nga Nasa si bima më e mirë në filtrimin e ajrit të shtëpisë, thjesht sepse ajo është bima më efektive kur bëhet fjalë për thithjen e diçkaje të quajtur formaldehid.Dhe për ta përmbyllur, kjo bimë nuk është e shkëlqyeshme vetëm në filtrimin e ajrit, por është gjithashtu me të vërtetë e thjeshtë për tu rritur. Mjafton ta varni diku, dhe të ketë një kontakt të paktë me diellin.3- Fikusi;Na ndihmon duke filtruar shumë elementë të padëshiruar që gjenden kryesisht në tapet apo në mobiliet e shtëpisë.LEXO ME SHUME:

4- Laurenti – Laurenti ose e njohur ndryshe si bima e gjarpërit, është një lule e cila ka nevojë për shumë pak kujdes dhe vëmendje dhe do të mbijetojë me shumë pak ujë ose rreze dielli, kështu që ato janë zgjidhja e përsosur për një mjedis familjar të zënë.Bima e gjarpërit thith dioksidin e karbonit dhe lëshon oksigjenin gjatë kohës së natës, kështu që shtoni njërën nga këto në dhomën tuaj të gjumit dhe të jëni të sigurt që do të keni një gjumë më të qetë, me nxitjen e ajrit shtesë.LEXO ME SHUME:

5- Palma e Bambusë – Palma e Bambusë është gjithashtu në listën e bimëve më të mira filtruese të NASA-s.Kjo bimë e mrekullueshme është gjithashtu mjaft e mirë për të hequr qafe benzenin dhe triklorethilenin.Ajo ka nevojë për shumë ujë dhe pak dritë indirekte nga dielli duke qënë kështu mjaft e përshtatshme për t’u mbajtur brenda në shtëpi.6-Lule shqiponjë – Kjo lule është një nga lulet më popullore në Angli, ku baret dhe klubet e ndryshme janë të mbushura plot me to. Njësoj si bimët e lart përmendura, lulja e shqiponjës ka një aftësi jashtë mase të mirë, të pastrojë toksinat nga ajri. Gjithashtu kjo lule mund të rrojë për shumë vite, sigurisht nëse trajtohet mirë.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *