Super-talenti europian tregon hapur dëshirën , dua Real Madridin edhe pse Barca më ka kërrkuar


Oscar Gloukh konsiderohet si një nga lojtarët me të ardhme të ndritur në Evropë.Mesfushori i ri, në një prononcim për ‘Forbes Israel’ pranoi se mund të kishte nënshkruar për Barcelonën, por se klubi katalanas ishte i ngadalshëm dhe tashmë kishte nënshkruar për Salzburgun.
LEXO ME SHUME:

“Isha shumë i emocionuar sepse Barça më donte, por ata arritën vonë në garë dhe në fund nuk mundi”, bëri të ditur ai.Skuadrës austriake, nënshkrimi i Gloukh i kushtoi rreth 7 milionë euro dhe lojtari pranon se pavarësisht se ishte i emocionuar për interesimin e skuadrës së Xavit, ai mori vendimin më të mirë për të ardhmen e tij: “Barça ra dakord kur tashmë kishim gjithçka të mbyllur me Salzburgun. Ishte opsioni më i mirë për mua dhe e bëmë”.LEXO ME SHUME:

Mesfushori i talentuar izraelit pranoi gjithashtu, pavarësisht se ishte i afërt me Barçën, se ai ka qenë tifoz i rivalit të madh të Barcelonës që i vogël: “Që kur mbaj mend, që kur fillova të luaja futboll, kam qenë tifoz i Real Madridit. Momenti kulmor do të jetë arritja në Real. Ëndrra ime më e madhe është të luaj në Bernabeu dhe të vesh fanellën e Real Madridit”.



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *