Ancelotti i bindur per rikthimin , ne Camp Nou do luaj me kete formacion


Carlo Ancelotti nuk e bën dramë humbjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonën.Skuadra e Xavit triumfoi 0-1 në “Santiago Bernabeu”, por trajneri italian beson te përmbysja dhe kalimi në finale.“Nuk arritëm të siguronim rezultatin që donim, por performanca e skuadrës na mbush plot besim për ndeshjen e kthimit. Duhet të përsërisim këtë lojë edhe në Barcelonë.
LEXO ME SHUME:

Ata qëndruan mbrapa, u mbrojtën shumë mirë, por ne nuk i lejuam të zhvillonin futbollin që donin të luanin. Kjo është sigurisht një meritë dhe një ogur i mirë për sfidën në ‘Camp Nou’.E nisëm dhe e përfunduam mirë ndeshjen, por paguam një gabim individual. Jemi të kënaqur, nuk është kurrë e lehtë të kontrollosh ndeshjen ndaj një kundërshtari si Barcelona.LEXO ME SHUME:

Duhet të kthejmë rezultatin, por nuk është hera e parë që na ndodh. Pres të njëjtin intensitet në takimin e kthimit, por duhet të krijojmë më shumë raste për gol. Barcelona do të luajë ndryshe në fushën e vet”, u shpreh Ancelotti.



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *