Ten Hag shume i kenaqur me lojtarin , kjo pjese me pelqen tek ai…


Barometri më i mirë për të vlerësuar një sulmues është numri i golave. Megjithëse, ndodh shpesh, që roli i sulmuesit të marrë një dimension krejtësisht tjetër, siç ishte rasti i Olivier Giroud me kombëtaren e Francës në Botërorin e 2018.
LEXO ME SHUME:

Në Kupën e Botës, në Rusi, sulmuesi i “Gjelave” jo vetëm që nuk gjeti rrugën e rrjetës, por nuk goditi asnjëherë dhe kuadratin e portës.Megjithatë, pas suksesit në Botëror, Giroud ishte një nga lojtarët më të vlerësuar për shkak të larmisë që i jepte sulmit, presingut, asisteve apo dhe sakrificës për t’u krijuar më tepër hapësira Kylian Mbappesë dhe Antoine Griezmannin.LEXO ME SHUME:

Një rol të tillë ka marrë së fundmi dhe Wout Weghorst te Manchester United.Deri më tani, holandezi ka shënuar vetëm një gol, atë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës ndaj Nottingham Forestit, kur fitorja ishte siguruar, megjithatë 30-vjeçari ende nuk është zhbllokuar në Premier League.LEXO ME SHUME:

Ish-tekniku i Ajaxit i ka dhënë një detyrë ndryshe bashkëkombësit të tij në krahasim me sulmuesit që ka aktivizuar këtë sezon si Anthony Martial apo Cristiano Ronaldo. Wout Weghorst ka shërbyer shkëlqyeshëm si një “target man”, por është provuar edhe si një numër 10 ndaj Barcelonës në sfidën e parë në “Camp Nou”.Holandezi ka spikatur me presingun e lartë, zbritjet e shpeshta për të krijuar hapësira për Rashford dhe Antony në vrapimet pas shpine dhe asistimet.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *