Calhanlogu i Pakenaqur , Do Largohem nga Interi. Endrra ime te luja per kete klub


Hakan Calhanoglu është padyshim një nga më të mirët e Interit të këtij sezoni, teksa përballoi me sukses edhe ndryshimin e rolit, nga fantazist, në organizator para mbrojtjes.Futbollisti turk ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur për rolin e ri, raportet me tifozerinë në Milani dhe këshillat për Kristjan Asllanin, teksa është ankuar se ndihet i nënvlerësuar.
LEXO ME SHUME:

Calhanoglu dhe roli i ri;Ndihem shumë mirë para mbrojtjes, Është një rol që e kam bërë edhe më parë, por me Inzaghin jam rritur shumë edhe në aspektin mbrojtës. Tani godas më pak portën kundërshtare, por kontrolloj më mirë lojën dhe ndihmoj shokët e mi nga mbrapa.Raporti i Cahlanoglu me tifozerinë milaneze;Le të themi që gjysma e tifozëve më duan dhe gjysma tjetër më urrejnë. Ata të Milanit më shajnë shpesh në rrugë, por të Interit më duartrokasin dhe mendoj se është diçka normale. Këtu futbolli është shumë i rëndësishëm dhe natyrisht që ndahen ehe ndjenjat e tifozëve.LEXO ME SHUME:

Calhanoglu dhe niveli i të tjerëve;Në media flitet shumë për emra si Casemiro, Modriç, Pedri, De Bruyne, etj. Unë nuk e ndjej veten larg tyre dhe në këtë pikë ndihem pak i nënvlerësuar. Është e natyrshme që disa lojtarë luajnë në klube me vizibilitet më të lartë dhe flitet më shumë për ta. Megjithatë në rolin tim, e ndjej veten si një nga 5 më të mirët.Këshillat për Asllanin;I qëndroj pranë dhe e këshilloj shpesh të bëjë durim e të punojë shumë. Edhe ne të tjerët, në moshën 20-vjeçare kemi kaluar shumë kohë në stol, pasi nuk është e lehtë. Ai duhet të rritet në aspektin e personalitetit dhe të bëhet më i ashpër në duele. Më pas ka të gjithë cilësitë e duhura për t’u bërë një mesfushor i madh.LEXO ME SHUME:

Zërat për transferimin e Kessie te Interi;Është një mesfushor i madh, me të cilin kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer në fushë. Flasim shpesh dhe ai luan në një klub të madh, por e di mirë që edhe Interi nuk mbetet pas. Do të ishte i mirëpritur këtu.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *