



Nëse ngjyra e flokëve tuaj është kafe e mbyllur, gështenjë, e zëzë, çokollatë apo në këto nuanca atëherë lexoni tetë mënyra për ta mbajtur ngjyrën tuaj të “gjallë” dhe të shndritshme.Përdorni një clarifying produkt (kërkoni për këtë term në etiketën e shampos apo produkteve të kujdesit të flokëve).
LEXO ME SHUME:




Flokë të pastra : Flokë të shkëlqyeshëm. Një herë në javë përdorni një shampo ‘pastruese’ për të elim inuar çdo mbetje të grumbulluar në skalpin e kokës apo fijet e flokëve.Nëse preferoni maskat e përgatitura në kushte shtëpie, provoni këtë të fundit: dy lugë uthull molle tretur në një filxhan me ujë dhe masazhoni rrënjët e flokëve pas larjes me shapo. Shpëlajeni mirë dhe më pas apikoni pak balsam vetëm në majat e flokëve.LEXO ME SHUME:




Përdorni shampo për flokë të lyer;Megjithëse ngjyrat e errëta kanë një mundësi më të vogël zbehjeje, oksidimi është i pashmangshëm në sajë të ekspozimit të përditshëm të rrezeve të diellit dhe mineraleve të forta të pranishme në ujin e rubinetit. Mjafton të pardoni një shampo të pigmentuar, ose specifike për flokët e lyer dhe ngjyra do të ruhet e shndritshme për një kohë të gjatë.LEXO ME SHUME:




Maskat në kushte shtëpie;Shkrini disa tableta xhelatinoze të vitaminës E dhe aplikoni direkt në rrënjët e flokëve disa pika vaj kastori, për të rritur qarkullimin e gja kut dhe nxitur ushqyerjen e flokëve në nivel qelizor.Gjeni krëhërin e duhur (dhe përdorni atë si duhet).Furçat natyrale janë më të mira se ato prej najloni, sepse ndihmojnë në shpërndarjen e njëtrajtshme të yndyrës në të gjithë gjatësinë e flokut. Kur laheni, gjithmonë filloni nga majat dhe ngadalë arrini deri tek rrënjët.LEXO ME SHUME:




Përdorni produkte që mbrojnë flokët para se t’i drejtoni me pjastër apo të përdorni një tjetër mjet stilues të nxehtë.Fakt: Flokët e drejtë reflektojnë më shumë dritë. Vetëm sigurohuni që të përdorni një pjastër me pllaka qeramike dhe lëvizeni në kalime të shpejta për të shmangur djegien e majave.Pak kontrast, disa fije të lyera bukur, mund të bëjnë që flokët tuaj të duken më të shkëlqyeshëm! Por është mirë të qëndroni brenda nuancave tuaja, duke i hapur 2 deri në 3 hije të ngjyrës tuaj natyrale.
Leave a Reply