Ceshtja Leao po merr perfundim , Drejutesit dalin publikisht tremben tifozet.


Ricky Massara, drejtori sportiv i Milanit, komentoi, ndonëse me pak fjalë, procesin e rinovimit të kontratës me Rafael Leãon, diçka që po zvarritet prej disa muajsh.Marrëveshja e sulmuesit portugez me kuqezinjtë përfundon në qershor 2024.
LEXO ME SHUME:

“Ne po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje me pronarët që ai të rinovojë kontratën, si Giroud. Ne duam t’i mbajmë për një kohë të gjatë lojtarët tanë dhe po punojmë për këtë, por për momentin nuk ka ndonjë lajm të madh”, tha drejtuesi i klubit italian për “Sky Sport”.LEXO ME SHUME:

Chelsea dhe Manchester City kanë qenë emrat më të interesuar për Rafael Leãon, i cili, nëse largohet nga “San Siro” verën e ardhshme, do të vlejë gjithmonë rreth 100 milionë euro.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *