Njihen kudo per shijen e veçante qe kane, receta e qebapeve te Bosnjes dhe menyra e pergatitjes se tyre


Padyshim, janë të shijshëm. Pse të mos e mësoni recetën dhe t’i përgatisni vetë në shtëpi? pergatit.com ju sjell më poshtë mënyrën e përgatitjes së qebapëve të Bosnjës, të cilët i njeh e gjithë bota se sa të shijshëm janë.Përbërësit: 500gr mish viçi i bluar, një qepë, erëza të përziera, vaj, kripë, piper i zi, dy thelpinj hudhër.
LEXO ME SHUME:

Përgatitja: E grijmë qepën dhe e hedhim në enën e thellë me mishin e bluar. Hedhim erëza të përziera, kripë dhe grijmë piper të zi. I shty pim thelpinjtë e hudhrës dhe i hedhim në enë.Përziejmë me lugë. Vazhdojmë masën ta ngjeshim me dorë. Me dorë marrim nga masa dhe i bëjmë qoftet. Në skarë hedhim vaj dhe në të i pjekim qoftet.LEXO ME SHUME:

Samunin e presim përgjysmë. Njërën gjysmë e presim përgjysmë për së gjati dhe në të vëmë dy qofte. Samunin e vëmë në dërrasën për shërbim, të zbukuruar me dy gjethe sallate jeshile. Në njërin gjeth vëmë një lugë kajmak dhe në tjetrin një lugë ajvar. Ju bëfshin mirë! /pergatit.com



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *