Rreforma të thella tek PSG , largohen 5-6 lojtarë ndët to dhe 2 yjet kryesor


Paris Saint German nën “breshërinë” e kritikave pasi u eleminua në 1/8 e Champions League, për të dytin vit radhazi dhe për të pestën herë në 7 edicionet e fundit.Qindra miliona të shpenzuara për një skuadër play-station, por që dështon në fushë ku yjet nuk mjaftojnë.
LEXO ME SHUME:

Madje yjet eklipsohen pasi edhe me Neymar të dëmtuar Messi e Mbappe mbeten në hije pa bërë të ndihet prezenca e tyre në fushë. Siç shkruajnë mediat franceze tani e ardhmja e skuadrës, dhe e yjeve është në diskutim.Pikë së pari ajo e trajnerit Galtier, por edhe e argjentinasit që i skadon kontrata në qershor dhe e Mbappe që pas ndeshjes mbolli dyshim me deklaratën, “E vetmja gjë që ka rëndësi për mua në këtë sezon është të fitojmë Ligue 1 dhe pastaj do të shohim”.LEXO ME SHUME:

Ai që dridhet më shumë pas dështimit të radhës është Galtier, aq sa presidenti Nasser Al-Khelaifi , siç shkruajnë mediat franceze ka programuar një takim me gjithë kastën drejtuese për të analizuar situatën dhe për të marrë vendimin për pushimin e menjëhershëm të trajnerit.LEXO ME SHUME:

Në radhë të parë për ta zëvendësuar është Thomas Tuchel, i pushuar nga PSG në vigjiljen e Krishtlindjeve në 2020, dhe që fitoi dy kampionate të Ligue 1 duke e çuar skuadrën edhe në finalen e Champions ku pastaj humbi me Bayernin.Në dyshim edhe qëndrimi i Messit, takimi i fundit mes babait-agjent dhe drejtuesve parizienë nuk ka sjellë hapa përpara. Sipas të përditshmes L’Equipe, ajo sfidë në Bavari mund të ketë qenë e fundit për argjentinasin në Champions me fanellën e PSG. Mbappe ndërkohë reflekton!



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *