



Hirra është lëng si ujë, në ngjyrë të gjelbër shumë të çelur, që del kur pritet qumështi a kur kullojmë djathin e njomë ose që e nxjerr kosi pasi mpikset. Ka disa lloje: Hirrë e zier. Hirrë qumështi. Hirra e djathit (e kosit, e gjizës). Duke qenë se shumë njerëz nuk janë në dijeni të vlerave ushqyese të shumta që ajo mbart, e hedhin pasi kullojnë gjizën ose djathin.
LEXO ME SHUME:




Ky nënprodukt i qumështit përmban proteina, laktozë, minerale (kalcium, fosfor, magnez, zink), vitamina (B2, B6, B12, C, K), aminoacide dhe yndyra të shëndetshme.Mineralet mbrojnë qelizat dhe parandalojnë një sërë sëm undjesh, si tensionin e lartë të gja kut, goditjen në tru dhe su lmin në zemër. Proteinat parandalojnë osteoporozën, rregullojnë nivelet e kolesterolit, parandalojnë formimin e pllakës bak teriale në dhëmbë, rrisin masën muskulore, forcojnë sistemin imunitar, lehtësojnë stresin dhe rigjenerojnë mëlçinë.LEXO ME SHUME:




Mëlçia është organi i vetëm në trup që ka fuqinë e rigjenerimit. Ky organ kryen një sërë funksionesh të rëndësishme në trup, për ta mbajtur atë të shëndetshëm.Studime të ndryshme kanë treguar se përbërësit e nxjerrë nga hirra, sidomos proteinat e hirrës, kanë veti mikr ob iale dhe antivi rale, forcojnë sistemin imunitar, mund të mbrojnë nga sëm undjet kardiovaskulare dhe rrisin performancën e aktivitetit fizik.LEXO ME SHUME:




Hirra rekomandohet gjithashtu për rënien në peshë duke qenë se proteinat e saj ndihmojnë për t’u dobësuar dhe rritur masën muskulore. Përveç kësaj, ajo ju jep ndjesinë e ngopjes duke ndikuar tek nivelet e hor mo neve që ulin oreksin.Dikur hirra ka qenë pija e preferuar nëpër bujtina apo kafene. Mesatarisht prej 10 litra qumësht fitohet një kilogram djathë dhe nëntë litra hirrë.LEXO ME SHUME:




Mund të thuhet me siguri që hirra është po aq e shëndetshme dhe e këshillueshme për t’u konsumuar sa dhe qumështi, kosi apo dhalli.