Pronari i Chelseat ëndërron mesfushorin e Barcelonës , gati të thyej rekordin !!


Pronari i Chelsea-t, Tood Boehly, ka si synim kryesor blerjen e holandezit Frenkie de Jong në merkaton e verës.“Football Insider” raporton se me ofertën e duhur klubi i Barçës do të lëkundet e do të pranojë shitjen e mesfushorit, pasi do të çlirohej nga paga e tij e lartë, si dhe do të arkëtonte një shumë të majme parash për t’i investuar te blerjet e reja.
LEXO ME SHUME:

Boehly ishte në Barcelonë verën e kaluar për të biseduar rreth çështjeve të ndryshme të merkatos me presidentin e Barçës, Joan Laporta.Mes dy klubeve u krye një operacion si transferimi në minutën e fundit të Aubameyang dhe kalimi i Marcos Alonsos si lojtar i lirë në “Camp Nou”.LEXO ME SHUME:

Chelsea gjithashtu pati përplasje në merkato me klubin “Blaugrana” në negociatat për Koundé dhe Raphinhan, që në fund iu bashkuan gjigantëve spanjollë.Pronari milioner i Chelsea-t u interesua në verë për mundësinë e nënshkrimit të De Jong, duke e ditur që Manchester United kishte paraqitur një ofertë.LEXO ME SHUME:

Barça i dha atij lirinë për të negociuar me holandezin, por Frenkie vendosi të qëndronte te Barça.Klubi “Blaugrana” tani e ka të qartë se De Jong është i patransferueshëm dhe e sheh shumë të vështirë që futbollisti të pranojë të largohet, sepse paga e tij është shumë e lartë. Gjithsesi, Boehly do ta tentojë blerjen e holandezit.De Jong është ende në listën e dëshirave të Man. United, duke parë vështirësitë për të mbërritur te Bellingham./ SuperSport



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *