



Real Madridi nuk e ka ndërmend të fokusohet veç tek Kylian Mbappe, për ta transferuar atë nga Paris Saint-Germaini.
Në fakt, “Los Blancos” thuhet se ua kanë mësyrë tre lojtarëve, te të cilët mund t’i përdorin paratë që është dashur t’i paguanin veç për sulmuesin francez.
LEXO ME SHUME:




Mediumi spanjoll “Fichajes” raporton se kampioni aktual spanjoll, evropian dhe botëror e ka bërë gati një shumë të majme për ta transferuar një treshe të frikshme në “Santiago Bernabeu”.LEXO ME SHUME:




Gjithnjë sipas mediumit spanjoll, bëhet fjalë për lojtarët Khvicha Kvaratskheila, Jude Bellingham e Joao Cancelo, për të cilët “Mbretërit e Spanjës” i kanë bërë gati 350 milionë euro.Presidenti i Realit, Florentino Perez mbetet fans i Mbappes dhe Reali do të mundohet ta transferojë atë nëse i jepet ndonjë mundësi, por prioritet i tij është treshja e lojtarëve të sipërpërmendur.
Leave a Reply