



Interi e ka seriozisht për Tajon Buchanan.Anësori i krahut të djathtë po bën një sezon shumë të mirë me Club Brugge dhe zikaltrit kanë nisur nga puna për ta transferuar në verë.
LEXO ME SHUME:




Drejtori sportiv, Piero Ausilio, ka pasur një takim me agjencinë që menaxhon kanadezin pak ditë më parë. 24-vjeçari u transferua janarin e kaluar te kampionët e Belgjikës. Ai numëron 24 ndeshje me kombëtaren e Kanadasë.Klubi belg synon të përfitojë 10 deri në 12 milionë euro nga shitja e Buchanan, të cilin Interi e do për të zëvendësuar holandezin Denzel Dumfries.LEXO ME SHUME:




Anësori i djathtë kërkohet nga disa klube të Premier League dhe italianët duan ta shesin për të rregulluar disi edhe bilancet financiare./ SuperSport
Leave a Reply