



Randal Kolo Muani po zhvillon një sezon fantastik me Eintrachtin e Frankfurtit në Bundesligë. Për francezin është vitit i parë në Gjermani, dhe menjëherë ka spikatur.Deri tani numëron 16 gola dhe 14 asiste.
LEXO ME SHUME:




Sulmuesi është në qendër të vëmendjes dhe mediet gjermane raportojnë se në verë interesi për të do të jetë i lartë. Manchester United dhe PSG janë hedhur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar të kombëtares franceze.LEXO ME SHUME:




Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin gjerman. Eintracht mund ta shesë në verë për të paktën 70 milionë euro. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi.Listës së dëshirave i është shtuar edhe Kolo Muani, megjithatë objektivat kryesorë mbeten njëri mes Harry Kane dhe Victor Osimhen. Ndërsa te kampionët e Francës pritet një revolucion në verë dhe Kolo Muani mund të rikthehet përsëri në Ligue 1.LEXO ME SHUME:




Sulmuesi spikati edhe në Botërorin e Katarit, ku realizoi një gol ndaj Marokut duke ardhur nga stoli. Gjithashtu ai luajti edhe në finale përballë Argjentinës, duel ku në shtesat e shtesave humbi një shans të artë për të kompletuar përmbysjen e çmendur.
Leave a Reply