Nga fasulet tek hudhra: Disa nga ushqimet qe ndihmojne grate per te lehtesuar procesin e plakjes


Kur bëhet fjalë për kujdesin ndaj lëkurës, ne e dimë se një kombinim i kremrave të diellit, kremrave anti-plakje dhe kujdesi i vazhdueshëm do të na ndihmojnë të lehtësojmë procesin e plakjes. Por, siç theksohet tek “Reader’s Digest”, ju mund të keni një lëkurë të butë dhe pa rrudha duke kontrolluar dietën tuaj ushqimore.
LEXO ME SHUME:

“Ndërsa jeni duke tretur ushqime të pasura me proteina, trupi juaj i përpunon proteinat dhe i kthen në aminoacide të cilat ndihmojnë në krijimin e qelizave të reja të lëkurës. Duke pasur sa më shumë të tilla në dispozicion bëhet më i lehtë riparimi dhe rindërtimi i lëkurës dhe kolagjenit, i cili i jep strukturën lëkurës suaj”, shkruhet në të.Përveç shmangies së kafeinës dhe sheqerit të tepërt, botimi rekomandon që të hahen pesë ushqimet e mëposhtme çdo ditë për të ndihmuar trupin tuaj të lu ftojë rrudhat.LEXO ME SHUME:

Hudhra;Ajo është e mbushur me antioksidantë për mbrojtjen e lëkurës të quajtur polyphenols, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e lëkurës nga radikalët e lirë dhe molekulat e paqëndrueshme të cilat shkat ërrojnë kolagjenin.Manaferrat;Ato kanë më shumë antioksidantë se çdo frut apo perim tjetër. Këto antioksidantë janë shpëtimtari i lëkurës sonë duke e mbrojtur nga dëmtimi që shkaktojnë rrudhat.LEXO ME SHUME:

Salmoni;Acidet yndyrore omega-3 që përmban salmoni nuk janë të mira vetëm për zemrën tuaj, por gjithashtu i mbajnë membranat e qelizave të lëngshme për të ndihmuar në mbajtjen e lëkurës suaj të butë. Duhet të hani të paktën dy copa salmon të paktën 4 herë në javë.Vaji i ullirit;Ky vaj i shëndetshëm është i ngarkuar me acid oleik, një acid yndyror që e bën lëkurën të butë duke mbrojtur lëngun e membranave qelizore. Ai përmban vitaminë E dhe polifenolë të cilët gjithashtu e bëjnë lëkurën të duket më e re.LEXO ME SHUME:

Fasule;Njerëzit që hanë fasulet, peshkun, perimet dhe vajin e ullirit kanë më pak rrudha, thotë një studim australian i bërë së fundmi ku kanë marrë pjesë qytetarë nga Australia, Suedia dhe Greqia.



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *