Del Piero suprizon të gjithë me deklaratën për Haaland !!


Alessandro Del Piero foli për Erling Haaland, sulmuesin e Manchester City-t pas kualifikimit të anglezëve në gjysmëfinale të Champions League pas fitores ndaj Bayern Munich, me rezultatin e përgjithshëm 1-4.Haaland realizoi golin e 35 në 27 ndeshje, statistikë që sipas Del Piero është për t’u admiruar.

“Kur Haaland lindi, lindi diçka e veçantë, ai ridizajnoi numrin nëntë. Ne ishim mësuar me sulmues të mëdhenj që nuk ishin shumë të lëvizshëm dhe të shpejtë. Van Basten i ktheu ata përmbys, ai ishte futbollisti i parë që bëri gjithçka. Haaland nuk bën gjithçka, nuk ka teknikën e Van Bastenit, por ai ka fuqinë e Gullit. Ai ka një vendosmëri të jashtëzakonshme, ai do të rishkruajë shumë rekorde për mendimin tim, ai është në një ekip që i jep atij një shans për të shënuar shumë më tepër. Është mirë ta shoh atë duke luajtur”, tha ish-futbollisti italian./ SuperSport



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *