PSG shkon në reforma të thella , mësohet sulmuesi dhe trajneri për sezonin e ardhshëm…


Klubi i Paris Saint-Germain pritet të jetë sërish në qendër të merkatos së ardhshme.Parizienët janë të vendosur për të transferuar një sulmues të mirëfilltë në mënyrë që Kylian Mbappe të spostohet sërish në krahun e majtë, aty ku është edhe pozicioni i tij natyral. Së fundmi, emri që lakohet më shumë në Paris është ai i Harry Kane.

Sulmuesi i Tottenham tashmë prej disa sezonesh është në qendër të merkatos dhe këtë herë mund të jetë momenti i duhur për të braktisur Londrën dhe për tëprovuar një eksperiencë të re jashtë shtëpisë. Sakaq, te PSG nuk janë të lumtur edhe me trajnerin Christophe Galtier, sidomos pas dyshimit se francezi është shprehur kundër lojtarëve me ngjyrë dhe atyre muslimanë gjatë periudhës kur drejtonte Nice.

Vetë drejtuesit e kryeqytetasve kanë nisur një hetim për 56-vjeçarin teksa edhe tifozët kërkuan shkarkimin e Galtier. Opsioni më i preferuar për ta zëvendësuar Galtier është Jose Mourinho.Portugezi vijon punën në krye të Romës ku pas Conference League, kërkon t’i dhurojë verdhekuqve një tjetër sukses europian me italianët që aktualisht janë në çerekfinalet e Europa League. Megjithatë, një “telefonat” nga Franca mund të tundojë luzitanin të drejtojë yjet që janë në organikën e PSG.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *