PSG afër akordit me Mourinhon , Mbappe ka disa fjalë për “Special One”


Jose Mourinho është një nga kandidatët për t’u ulur në stolin e PSG-së duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Ide që i pëlqen shumë Christophe Dugarry, ish-sulmuesit francez.“Mourinho me çmendurinë dhe egon e tij të pakufishme nuk do të ketë frikë nga askush. Ai duhet të futet në dhomat e zhveshjes, të marrë dy lojtarët më të fortë dhe t’i zbresë me këmbë në tokë.

Dhe duhet t’i lërë mënjanë të dy për një muaj. Neymar as nuk duhet ta fusë fare në fushë për një farë periudhe. Të paktën gjërat do të jenë të qarta, të pastra dhe të sakta”.PSG dështoi sërish në Champions League, kompeticion që nuk e ka fituar kurrë. Christophe Galtier do të shkarkohet në fundin e sezonit dhe “Special One” shihet si “komandanti” i duhur i një grupi plot yje të llastuar.

Pavarësisht kualitetit dhe potencialit të madh që zotëron, PSG ende nuk është kthyer në një skuadër të fortë dhe fituese në Europë.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *