Zyrtare : Gundogan largohet nga City , Guardiola gjen zëvendësimin tek Chelsea !!


Manchester City tashmë heq dorë nga Ilkay Gundogan, i cili do të nënshkruajë me Barçën për dy sezonet e ardhshme me opsion rinovimin edhe një vit tjetër.Klubi anglez ka lëvizur me shpejtësi në merkato pas “jo”-së së gjermanit për rinovimin e kontratës dhe është duke negociuar për zëvendësimin e tij të mundshëm.

Siç raporton “N1” nga Sarajeva, menaxherët e Kovacic (mesfusor i Chelsea-t) kanë udhëtuar drejt Londrës për të negociuar transferimin e tij te City. Chelsea është gati ta shesë për 30 milionë euro.

Lëvizja e City-t për Kovacicin është shenjë e qartë se City tashmë e ka të qartë largimin e Gundogan si lojtar i lirë. Gundogan ka ulur pretendimet e tij financiare për të luajtur për Barçën, vendim që ka pasur shumë të bëjë edhe me familjen e tij, i etur për të lënë Anglinë për të jetuar në Barcelonë.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *