Conte nuk u shkarkua nga Totenham , mësohet e vërteta nga mediat angleze…


Para disa ditëve, klubi i Tottenham mbylli bashkëpunimin me trajnerin Antonio Conte.Pritshmëritë e londinezëve për këtë sezon ishin të larta, por fusha tregoi se Spurs-at nuk ishin ende në nivelin për të konkurruar për trofetë e rëndësishëm në Angli dhe Europë.Ai që e pësoi ishte pikërisht tekniku italian i cili në më shumë se një rast nëpërmjet konferencave për shtyp theksonte se në klub mungonte mentaliteti i kampionit. Por, sipas The Sun, e vërteta në lidhje me Conten është ndryshe nga sa ishte paraqitur deri më tani.

Pavarësisht, ndasisë së ideve, presidenti Daniel Levy i kërkoi Contes të qëndronte në krye të skuadrës të paktën deri në fundin e sezonit. Mirëpo, pas përplasjeve me lojtarët dhe disa pjesëtarë të stafit, Conte refuzoi dhe nuk pranoi të rikthehej në Londër duke qenë se atë periudhë ishte në Itali. Presidenti Levy e kuptoi se me largimin e Contes, situata do të përkeqësohej, ashtu siç edhe ndodhi.

Në fund ishte Conte që vendosi “veton” dhe nuk pranoi të vijonte detyrën tek Tottenham duke lënë skuadrën mes “katër rrugëve”. Edhe pasuesi i tij, Christian Stellini nuk pati forcë për të ndryshuar situatën teksa u shkarkua pas disfatës turpëruese me shifrat 6-1 ndaj Newcastle. Aktualisht, Tottenham është në “duart” e një tjetër pjesëtari të stafit, Ryan Mason teksa drejtuesit mbeten në kërkim të një “timonieri” për sezonin pasardhës ku i preferuari është Julian Nagelsmann.



Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *