E FUNDIT: Real Madridi transferon super mesfushorin spanjoll, mposht konkurencen e klubeve angleze

0
3


Real Madridi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të ri, Gabri Veiga. “Marca” ka njoftuar të martën se Reali ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave angleze për 20-vjeçarin, i cili është pjesë e Celta Vigos.Mësohet se Celta ka pranuar ofertën e Realit për Veigan, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.

Për kartonin e tij, Reali ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa Veiga do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2025.Ai do të mbetet në huazim te Celta Vigo edhe për sezonin e ardhshëm, përpara se me Realin të firmosë kontratë deri në vitin 2028.


LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here