Jude Bellingham ka vendosur për të ardhmen e tij, ky është ekipi i tij i preferuar


Jude Bellingham duket se ka vendosur përfundimisht për të ardhmen e tij. Mësohet se mesfushori anglez po dëshiron t’i bashkohet skuadrës së Liverpoolit, ka shkruar të hënën “Daily Mail”.Thuhet se Bellingham tashmë ka njoftuar Borussia Dortmundin për vendimin e tij dhe ekipi gjerman së shpejti pritet të kontaktohet nga Liverpooli, ekip që po insiston në transferimin e 19-vjeçarit.

Te Dortmundi për ta lënë të lirë Bellinghamin po kërkojnë të paktën 150 milionë euro, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe Manchester City, Chelsea e Real Madridi.Bellingham ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2025, ndërsa këtë sezon ka 11 gola e 7 asistime në 39 paraqitje.



Posted

in

by

Tags:

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *